Nëse nuk e ulim tani moshën e pensionit në 62 vjet, pas 2-3 vitesh do të kemi nevojë ta zgjasin në 68 vjet

Burim Berisha, ish-vendimmarrës komunalë në Gjilan, ka tërhequr vëmendjen me një propozim për uljen e moshës së pensionit, shkruan Mediafokus.info

Sipas profesorit Berisha, kjo duhet të bëhet sa më shpejt, përndryshe pas dy-tri vitesh vendit do t`i duhet të zgjas moshën e pensionit, sepse nuk do të ketë kuadro për shumë fusha.

‘Qeveria e Kosovës duhet me urgjencë të ndryshojë ligjin për pensionim, ku mosha e pensionimit, nga 65 të bëhet 62 vite, për një periudhë 2 deri 3 vjeçare. Kjo është e nevojshme sidomos në sektorin publik dhe në këto raste duhet të ketë subvencionim të pensionit’, thotë Berisha.

Për më tepër, ai thotë se ndryshimi i ligjit të pensionimit, është mundësi e ndaljes së trendit të ikjes së të rinjve në vendet e perendimit, duke nënvizuar se për dy muaj janë paraqitur mbi 105 mijë kërkesa për viza pune vetëm në Gjermani.

Nëse ky ligj tani nuk do të ndryshohet, pas 2 deri në 3 vite patjetër se do të ndryshohet dhe do të ketë kërkesa për zgjatjen e moshës së pensionimit nga 65 në 68 e deri në 70 vjet, për shkak se nuk do të ketë kuadro për shumë fusha, nga mjekësia e deri te policia.

‘Një vendim që sot mund të jetë më pak i dhimbshëm, nesër mund të jetë edhe me fatal!’ – thotë ai Berisha.

Propozimi i tij ka nxitur reagime për dhe kundër, jo për faktin se qytetarët nuk e duan punësimin e të rinjve, por ata i tmerron shuma që marrin në emër të pensionit.

‘Si të jetohet edhe 20 vite të tjera pas pensionimit me 100 euro’ – pyet njëri prej komentuesve. /Mediafokus.info