‘Nëse vlera e njeriut do të matej me dukat, Baba jem e kish kalu 24 karatshin’
Abdylhaqim Ismaili, afarist, politikan e vendimmarrës i njohur në Gjilan, ishte një zë unifikues në shoqërinë e këtushme.
Në përvjetorin e ditëlindjes, atë e ka rikujtuar me fjalë mallëngjyese e bija e tij, Bediaja.
‘Nëse vlera e njeriut do të matej me dukat, Baba jem e kish kalu 24 karatshin’, ka shkruar ajo.
Abdylhaqim Ismaili, së fundi ka qenë zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal dhe themelues i Lidhjes Demokratike Turke.
Ai vinte nga sfera e biznesit. Një kohë ka qenë drejtor gjeneral në ndërmarrjen “Morava e Binçës”.
Paraprakisht, para luftës ka themeluar dhe udhëhequr ndërmarrjet “Groting” dhe “Omega”.
Abdylhakimi ka dhënë kontribut të çmuar me iniciativa e veprime konkrete.
Ka ndihmuar qytetarët e të gjitha etniteteve.
Abdyli ka punuar shumë për Gjilanin, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.
Ka ndihmuar e përkrahur financiarisht aktivitetet në sferën e kulturës, sportit dhe i ka ndihmuar nxënësit me pajisje shkollore.
Abdylhakim Ismajli ishte njeri karizmatik, i hareshëm dhe humanist. /Mediafokus.info
