Nesër fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor
Në Gjilan nesër fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.
Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se faza e tretë e dezinsektimit nis të martën nga ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për pesë ditë me radhë.
Apelohet te qytetarët që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, për të mos u futur insektet brenda, ndërsa bletarëve u rekomandohet t’i mbajnë të mbyllura bletët gjatë kohës së dezinsektimit.
Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra.
Njëkohësisht janë duke u bërë përgatitjet edhe për dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve edukative, për të krijuar ambient të shëndetshëm për fillimin e vitit shkollor.

