Nesër mbyllet rruga ‘Agim Ramadani’ për shkak të punimeve
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.
Prej ores 07:30 deri ne oren 18:30 per qarkullim do te mbyllet segmenti prej udhekryqit te rruges Arkitekt Karl Gega deri te udhekryqi i rruges Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjeter prej udhekryqit te rruges Arkitekt Karl Gega deri te udhekryqi i rruges Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).
Ju lusim qe qarkullimin tuaj te e planifikoni bazuar ne kete informate dhe duke shfrytezuar rruget alternative, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

