Nesër në Gjilan shpallet aktgjykimi për vrasjen ne kafiterinë ‘Viva La’
Nesër në Gjilan, shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes e cila ka ndodhur më 24 qershor 2021, ka njoftuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore, Sabit Shkodra.
Me datë 29.07.2022, në ora 13:00 bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit B. Z., i cili ngarkohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Sipas aktakuzës, me datë më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I. C., për motive të ulëta.
Shpallja e aktgjykimit bëhet në objektin e Gjykatës, kati parë, salla I, thuhet në njoftim.

