Nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që nesër të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pas përmbylljes të të gjitha proceseve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Megjithatë KQZ është në pritje të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse ka ankesa në ndonjë komunë.
Me 14 nëntor, në 21 komuna u zhvillua gara e balotazhit.

