Nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës
Paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%, kanë nxitur reagimin e qytetarëve.
Të shtunën e kaluar më 5 prill u protestua në Prishtinë, ku u kërkua që të mos merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur zhgënjimin ndaj institucioneve për mungesën e vullnetit për dialog dhe përzgjedhjen e gjuhës së arrogancës në vend të bashkëpunimit.
Sipas Shabiut, kërkesat për debat publik janë refuzuar, ndërsa propozimet me analiza dhe zgjidhje konkrete janë shpërfillur ose janë dërguar qëllimisht në adresa të pasakta.
“E vetmja mënyrë për të vazhduar komunikimin është që të tërhiqet menjëherë vendimi për rritjen e çmimit të energjisë. Vetëm atëherë mund të ulemi dhe të diskutojmë si qytetarë të barabartë,” ka deklaruar ai.
Me moton #asnjecentmëshumë, organizatorët kërkojnë të dërgojnë një mesazh të qartë se qytetarët nuk do të pranojnë vendime që rëndojnë më tej barrën ekonomike të familjeve.
“Deri të premten ju zonja e zotërinj keni kohë të tërhiqeni nga ky vendim skandaloz. Mos e provokoni nervin e qytetarit të kësaj republike.,” përfundon thirrja e tij. /Telegrafi/



