Nesër publikohet vlera e koeficientit

Qeveria Kosovës të mërkurën do ta mbajë mbledhjen e saj të radhës, e cila fillon në ora 10:00.

Paparaci mëson se në këtë mbledhje është vetëm një pikë dhe ka të bëjë me plotësim/ndryshimin e Ligjit për Buxhetit.

Rrjedhimisht, nesër qeveritarët do të prezantojnë vlerën e koeficientit të pagave për sektorin publik, bëjnë të ditura burimet e mediumit brenda qeverisë.

Pikërisht në ditën e nesërme, hyn në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë. Deri më tani, asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën, shkruan Paparaci.

Ligji i miratuar në dhjetor të 2022’s nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Janë përmendur vlerat 100, 120 dhe 130 euro.