Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani

Nesër (22 qershor 2025) shënohet 26-vjetori i rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëvë të UÇK-së, dega në Gjilan, ka njoftuar se për nder të figurës së tij, do të bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në ora 11:00.

“Familjarë të Dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, qytetarë të Anamoravës. Më 22. 06. 2025 në ora 11:00, bëjmë nderime te varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, në nderim 26-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Nezir Shurdhani. Ardhja juaj nderon Dëshmorët”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Paraprakisht, familja Shurdhani ka bërë të ditur se do të bëhen nderime te vendi i rënies në ish-Fabrikën e Çelikut, me fillim në ora 10:30.

Nezir Shurdhani u vra nga falangat e fundit të okupatorit në mbrojtje të institucioneve publike, një javë pas hyrjes së ushtarëve të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrjes së forcave të NATO-s.