Nesër shpallet aktgjykimi i vrasësit të bashkëshortes në Kamenicë

Rasti i vrasjes së gruas në Berivojcë të Kamenicës, në korrik të këtij viti, do ta marrë epilogun gjyqësor nesër, ku pritet që autori të shpallet fajtor dhe të marrë dënim meritor. 

N. M., akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Me datë 25.07.2020, në  fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë – shufër metalike, ka goditur bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse.

Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje në shoqërinë kosovare./Mediafokus.info