Nesër varroset në Cyrih kosovarja nga Kamenica e cila vdiq në aksident
Kosovarja nga Kamenica, Fjoralba Kallaba, e cila u godit për vdekje nga një makinë, varroset nesër në Cyrih.
Ajo u aksidentua të shtunën në mbrëmje në lagjen 12 të Cyrihut, në Schwamendigen dhe nuk i mbijetoi plagët. 28-vjeçarja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Familjarët e saj kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e mërkurë), në ora 10:00, në Friedhod, Witikon, në Cyrih.
Vdekja e Fjoralbes ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në Kamenicë, prej nga e ka origjinën ajo si dhe te familja e gjerë, gjithnadej në botë, deri në Amerikë, prej nga xhaxhai i saj Izeti bëri një dedikim shumë emocional./Mediafokus.info

