Nexhmi Rudari, kandidat i LDK’së për kryetar të Podujevës
Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Podujevë, mbajti mbledhjen e radhë, në të cilën u vendos që Nexhmi Rudari të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës.
“Në takimin, të cilin e udhëhoqi kryetari i Degës së LDK-së, Agim Veliu, pas një diskutimi konstruktiv nga anëtarët e kryesisë me unanimitet të plotë u vendos që kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të jetë Nexhmi Rudari, anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe nënkryetar i Komunës aktualisht”, thuhet nԯ njoftimin pԯr media tԯ Degԯs sԯ LDK’sԯ nԯ Podujevvԯ, transmeton Mediafokus.info.
Kryetari i degës, Agim Veliu, tha se kandidati i LDK-së, do të jetë edhe kryetari i ardhshëm i Komunës së Podujevës dhe ftoi për punë dhe angazhim të përbashkët të gjitha strukturave të LDK-së në Podujevë, për ta vazhduar traditën e fitoreve dhe për ta mbajtur të pamposhtur bastionin e LDK-së.
“Me qëllim të mobilizimit të anëtarësisë për fitore në zgjedhjet e 15 marsit, Kryesia e LDK-së sot do të zhvillojë takim me të gjitha strukturat e saj”, pԯrfundon njoftimi./MediaFokus/

