Nga 1 shkurti, të gjithë policët do të marrin falas shërbimet shëndetëdore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 1 shkurti, të gjithë pjesëtarët e policisënn së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore.

Këto shërbime ata mund t’i marrin në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Falë vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit, nga 1 shkurti 2024, të gjithë pjestarët e policisë së Republikës së Kosovës do të marrin FALAS shërbimet shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, ka shkruar Rama.