Nga 2 marsi, Kosova nuk është duke marrë energji elektrike nga Shqipëria
Nga 2 marsi, Kosova nuk është duke marrë energji elektrike nga Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH).
Nuk është sqaruar zyrtarisht shkaku pse Kosova nuk po vazhdon të importojë rrymë nga Shqipëria.
Sidoqoftë, këtyre ditëve konsumi i Kosovës po furnizohet kryesisht nga prodhimi vendor që siguron rreth 780 megavatë-orë rrymë.
Skender Bucolli, zëdhënës i Korporatës Energjetike të Kosovës, i ka thënë sot Buletini Ekonomik se aktualisht në prodhim gjenden katër termocentrale, të cilat prodhojnë rreth 760-780 megavatë-orë energji.
Kësaj sasie të energjisë elektrike të prodhuar nga TC-të, duhet shtuar plus një sasi simbolike, diku rreth 50-60 megavatë-orë të energjisë së rinovueshme që prodhohet në vend.
Nuk njoftohet nga KEDS-i se sa janë nevojat për të importuar këtyre ditëve, akoma me temperature relativisht të ulëta gjatë natës.
Prandaj, kursimi i rrymës dhe ulja e shpenzimit janë të domosdoshme dhe alternativat sa i përket sigurimit të energjisë elektrike të munguar.
Kosova nuk ka zgjidhje tjetër edhe në ditët në vijim, pos reduktimeve të kushtëzuara, kursimit të domosdoshëm të gjithsecilit konsumatorë./Buletini Ekonomik

