Nga 23 gushti, kushte të reja për të hyrë në një spital
Nga data 23 gusht, vizitorët duhet të paraqesin një certifikatë COVID-19 dhe një dokument identifikimi në kontrollin e hyrjes në ndërtesat e spitalit universitar të Gjenevës (HUG).
Detyrë e Spitaleve të Universitetit të Gjenevës është që të garantojnë sigurinë e pacientëve, vizitorëve dhe punonjësve të tyre. Ky vendim i spitalit kantonal të Gjenevës vjen në përputhshmëri të dekretit të Këshillit të Shtetit të 5 gushtit 2021:
Vizitorët nga 16 vjeç duhet të paraqesin një dokument identiteti dhe një certifikatë COVID-19 që dëshmon për njërën prej këtyre: vaksinimin, shërimin nga Covid-19 ose një test i vlefshëm negativ PCR ose antigjen.
Numri i vizitorëve dhe kohëzgjatja e vizitave nuk janë të kufizuara informon në faqen e tij zyrtare Spitali universitar kantonal.
Rekomandohet që pacientët që vijnë për një konsultë ambulatore dhe personat shoqërues të kenë të njëjtën certifikatë.
Pacientët e pavaksinuar të shtruar në spital testohen në fillim të qëndrimit të tyre.
Kjo rregullë nuk zbatohet për shërbimet e urgjencës dhe situatat e jashtëzakonshme.
Mbajtja e një maskë dhe dezinfektimi i duarve ende kërkohen brenda spitalit.
HUG na përkujton se vaksinimi mbetet mjeti më i mirë aktualisht në dispozicion për të kufizuar përhapjen e koronavirusit përndërsa varianti Delta, shumë ngjitës, tani është dominues në rastet e infeksionit Zvicër./MLH

