Nga e mori gjilanasja Coronavirusin?
Pas dhjetë ditë stopimi të infeksionit me Coronavirus në Gjilan, është lajmëruar edhe rasti më i ri, duke e ngritur në 52 numrin total të të infektuarve në këtë komunë, raporton Mediafokus.info.
Portali Mediafokus.info, nga burimet e tij në IKSHP, merr vesh se e infektuara është punonjëse e spitalit të përgjithshëm privat “Sirona”, në Prishtinë, prej nga edhe dyshohet se e mori këtë virus.
E infektuara jeton në njërën nga lagjet e qytetit të Gjilanit.
Ndërkohë, në nivel vendi janë konfirmuar tetë raste të reja, 3 nga komuna e Prishtinës, 2 nga komuna e Mitrovicës dhe nga 1 rast në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan. /Mediafokus.info/

