Nga ferma në Tërstenë, me dyqan të produkteve bio

“Bio Boutique”, ka filluar punën me shitjen e produkteve bio nga prodhimi lëndës së parë, i bagëtive në fshatin Tërstenë. “BioFarm” është fermë e pozicionuar në një nga fshatrat me natyrë të jashtëzakonshme që posedon Kamenica, ka shkruar kryetari i kësaj Komune, Qëndron Kastrati, në profilin e tij në Facebook, raporton Mediafokus.info.

Djathi, vezët, mjalti e mishi, janë vetëm disa nga produktet që mund t’i gjeni nga bjeshkët atje.

“Në lartësinë mbidetare prej 900 – 1400m, bagëtitë e “BioFarm” kullosin të lira në malet e fshatit e ushqehen me shumëllojshmëri bimore. Kurse, ujë pijnë nga burimet e maleve të kësaj ane”, ka thënë ai.

Kastrai i ka uruar shumë suksese Blerim Dërvodelit, pronarit të fermës e tani edhe të dyqanit, duke shfaqur shpresën që këto produkte bio që vijnë nga Tërstena e Kamenicës, të jenë pjesë e tryezave tona.

“Sa më pak ushqime të konservuara e më shumë ushqime të shëndetshme”,  ka theksuar Kastrati./Mediafokus.info/