Nga fundjava na pret një pranverë premtuese

“Paralajmërimi i Institutit për vërshime ishte vetëm për mbrëmë, pra orët e mesnatës”, u shpreh kështu Rugova në Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket pranverës në vendin tonë, Rugova tha se na pret një pranverë mjaft premtuese.

“Siç duket e kemi kaluar periudhën e ftohtë me ditën që lamë pas, nga fundjava parashihen temperatura të larta, deri në 24 Gradë Celsius”.

Po ashtu vera parashihet të jetë më e thatë, paralajmëron Rugova.