Nga këto komuna janë 6 viktimat e sotme të Covid-19

Sipas autoriteteve shëndetësore të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë humbur 6 persona.

Personat e vdekur janë nga Peja (2), Prishtina, Gjilani, Vitia, Fushë Kosova.

Mosha e tyre është nga 50 deri në 80-vjeç dhe 4 prej tyre janë burra, kurse dy gra.