Nga kjo e enjte, nuk keni nevojë për roaming në Shqipëri

Nga kjo e enjte, 1 korrik 2021, i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e lirë komunikimi me rrjetin celular. Kostot e roaming-ut midis Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.

Vendimi për heqjen e tarifave roaming për Ballkanin Perëndimor është rezultat i negociatave gati njëvjeçare, të lehtësuara nga RCC dhe Bashkimi Evropian, pas së cilës përfaqësuesit e të gjitha qeverive të BB6 nënshkruan një marrëveshje në prill 2019, duke rënë dakord që së pari të ulnin gradualisht çmimet e roaming, për t`i bërë zero nga 1 korriku 2021, ditë kjo që i bie të enjten e kësaj jave.

Nga e enjte, kur udhëtoni në Shqipëri, udhëtime këto që tashmë janë të përditshme për kosovarët, sidomos tani gjatë kohës së pushimeve verore, nuk duhet të brengoseni më nëse keni kredi për roaming apo jo, mjafton të keni mbushje dhe bateri./Mediafokus.info