Nga kjo javë fillojnë temperaturat e larta

Java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat  do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.