Nga pakujdesia e qëllon në kokë familjarin me pushkë ajrore

Një person është arrestuar për lëndim të rëndë trupor pasi e ka qëlluar me pushkë ajrore në kokë një familjar të tij. Rasti ka ndodhur nga pakujdesia.

Prishtinë, 22.09.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore,  me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti  është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)