Nga rrëzimi i vinçit në Gjilan kanë pësuar dy femra dhe një mashkull
Dy femra dhe një mashkull kanë pësuar lëndime mbrëmë Gjilan nga rrezimi i një vinçi mbi veturën e tyre, si pasojë e stuhisë.
Rasti është cilësuar nga policia si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 28.07.2022-19:35. Si pasojë e kushteve atmosferike është rrëzuar një vinç me ç’rast ka rënë mbi një automjet në lëvizje, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe dy femra kosovare të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit.Rasti nen hetime.

