Nga shpërthimi ‘enigmatik’ në Hajvali dëmtohen një lokal, një shtëpi dhe një veturë

Si pasojë e shpërthimit, një qytetari në Hajvali janë dëmtuar një lokal, një veturë si dhe shtëpi, në afrërsi të vendit të ngjarjes.  

Rr. Dëshmorët e Gollakut, Hajvali-Prishtinë  20.04.2021 – 22:27. Është raportuar se në lokacionin e lartcekur kishte ndodhur një shpërthim nga një mjet i panjohur. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një lokali dhe rrethojat e lokalit pronë e ankuesit mashkull  kosovar si dhe vetura e ankuesit. Sipas njërit ankues dëmtime kishte edhe shtëpia e tij te cilës iu kishin dëmtuar disa xhama te dritareve të shtëpisë së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe njësia për deminim e cila ka tërhequr mbetjet nga mjeti i shpërthyer. Për shkak të dyshimit se në vendin e ngjarjes mund të ketë edhe mjete të tjera te pashpërthyera, njësiti policor mbetet në sigurim të vendit të ngjarjes, thuhet në raportin e policisë.