Nga shtatori, vaksinimi i detyrueshëm për ushtarakët amerikanë
Vaksinimi kundër Covid-19 do të bëhet i detyrueshëm nga mesi i shtatorit për të gjithë anëtarët e forcave të armatosura amerikane, ka thënë Ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin, në një adresim për punonjësit e Pentagonit, të hënën.
Presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se edhe ai ka për të mbështetur fuqishëm lëvizjen, duke thënë se ndan me Lloyd Austin “një angazhim të qëndrueshëm për të siguruar që trupat amerikane të kenë të gjitha mjetet që u nevojiten për të bërë punët e tyre sa më të sigurt të jetë e mundur.”/MLH

