Nga sot, kufiri Maqedoni-Kosovë mund të kalohet pa COVID test

Nga sot, kufuri Maqedoni-Kosovë mund të kalohet pa COVID test. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se nga mesnata edhe shtetasit tanë do të mund të udhëtojnë për në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë pa teste.

Nga Qeveria e Kosovës, kanë njoftuar se me hyrjen në fuqi të vendimit të Qeverisë, edhe Kosova do të lejojë hyrje pa kushte për shtetasit e këtyre vendeve.

“Heqja e PCR testit është çështje reciprociteti. Nëse e heq Maqedonia e Veriut nesër, këtë do ta bëjmë menjëherë edhe ne”, tha Faik Hoti – Zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Hapja e kufijve po ndodh në kohën kur në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shifra rekorde të të infektuarve, deri në 393 të infektuar në ditë.

Autoritetet shëndetësore janë të bindura se heqja e testit nuk ka ndikim në gjendjen epidemiologjike.

“Në fillim të krizës, rreziku kryesor ishte, nga i ashtuquajturi importi i virusit. Nuk kishte transmetim lokal, kurse tash, ja me masat për test PCR në kufij, del se transmetimi lokal është problemi më i madh”, potencoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Testet PCR gjatë kalimit me kufijtë e rajonit u larguan edhe gjatë muajit korrik, por hynë në fuqi pas disa ditësh për shkak të rrezikut të rritjes së rasteve pozitive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Si shenjë revolte, të njëjtin vendim e ndërmori edhe Qeveria e Kosovës. Ndërkohë, për në Bullgari dhe Greqi ende nuk ka lëvizje pa teste.