Nga sot, prindërit mund të aplikojnë për libra
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur mbrëmë vonë se nga sot, të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Nagavci tha se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.
Ministrja po ashtu tha se platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër, ndërsa çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale është e gatshme.
“Ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, shtoi ajo.

