Nga sot rikthehet dimri për disa ditë

Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë do të rikthehet sërish moti i ftohtë, me borë dhe shi.

5.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët. Pasdite priten reshje shiu dhe bore, që me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje bore.

6.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta bore, që gjatë ditës në vise të ulëta përzien edhe me reshje shiu.

7.03 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.  Kohëpaskohe priten të reshura shiu dhe bore, derisa gjatë mbrëmjes të shndërrohen në borë.

8.03 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

9.03 – Shumë ftohtë, vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Herë herë me reshje lokale bore.

Temperaturat në fundjavë zbresin deri në -2 e 0C, e javën e ardhshme edhe deri në -4C e -7C. Rënie pësojnë edhe maksimalet në 3C e 4C në fundjavë, e ditën e martë edhe në 0C.