Ngacmohet seksualisht një e huaj në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetase e huaj ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht në formë verbale nga një kosovar, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo u ka thënë zyrtarëve policorë se ngacmimi ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17:30, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”.

“Ngacmim seksual-A.N.P- Prishtinë 03.01.2022- 17:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht (në formë verbale)nga një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.