Ngacmoi seksualisht një vajzë dhe e goditi më pas, arrestohet një person në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili kishte ngacmuar seksualisht një vajzë në Prishtinë më pas edhe e kishte goditur.
Rasti kishte ndodhur me 19 Gusht në rrugën “Ferat Dragaj”.
“Më 05.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar dhe më pastaj e ka goditur viktimën femër kosovare”, njoftoj policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

