Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet 27-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 27-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “ngacmimi seksual.”
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet, teksa i riu i identifikuar me iniciale J.B ka ngacmuar seksualisht një vjazë të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.

