Ngatërrimi i bebeve në QKUK, urdhërohet obduksioni

Ngatërrimi i dy bebeve të sapo lindura në QKUK, njëra e gjallë dhe tjetra e vdekur, vazhdon të mbetet një peng i madh në shpirtin e të dyja palëve dhe kjo do të sqarohet vetëm pas obduksionit, i cili është urdhëruar nga prokurori.

Të dyja gratë kanë lindur gati se në të njëjtën kohë, por njëra prej tyre ka lindur një foshnjë pa jetë.

Rasti është hapur për hetim si ‘trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’

QKUK, Prishtinë  21.09.2022 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshon se viktimës femër kosovare i është ndërruar foshnja. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e fundit të policisë. (foto ilustrim).