Ngjarje e rëndë: 10-vjeçarja aksidentohet për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, kur një vajzë 10-vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi është aksidentuar nga një makinë.

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​ këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.