Ngjarje e rëndë: I riu shqiptar vret bashkëjetuesen nga Gana dhe pastaj vetëvritet

Një ngjarje e rëndë me 2 viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

Sipas të dhënave nga policia e Tiranës, 26 vjeçari Kliton Pira, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasen e huaj, Jawsackie Jaboah, 31-vjeçe me të cilën bashkëjetonte dhe më pas është hedhur nga kati i tetë dhe ka bërë vetëvrasje.

31-vjeçarja nga Gana u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Pjetër Budi”, në një banesë me qira ditore, raportojnë mediat shqiptare.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.