Ngjarje e rëndë në Ksamil, njerku abuzonte seksualisht prej 2 vitesh me të miturën
Një e mitur ka denoncuar njerkun e saj se e ka përdhunuar atë prej dy vitesh. Ngjarja, e ndodhur në Ksamil, ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe e mitura mori guximin për të denoncuar rastin.
Denoncimi është bërë nga vajza dhe nëna e saj dhe më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 39-vjeçar.
Vajza denoncon se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.
Më 4 janar e mitura deklaron se pasi i ka shpëtuar përdhunimit të njerkut të saj, ka shkuar në punën e mamasë për t’i treguar ngjarjen. 12-vjeçarja deklaron se mamaja nuk kishte kohë të bisedonte dhe se kishte shkuar tek tezja e saj ku i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë lajmëruar nënën e vajzës.
39-vjeçari i denoncuar është ndaluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente, ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime.
Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.
Për 39-vjeçarin gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për akuzën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

