Ngjarje e tmerrshme: 29-vjeçari e ndez veten me benzinë
Një 29-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë. Besohet se aktin e ndërmori në gjendje të rënduar psikologjike.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e të enjtes tek Ish-Nisharaku.
Sipas policisë, 29 vjeçari me inicialet A. M., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se i riu ka qenë në kushte të rënduara psikologjike kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

