Ngordhin mijëra mace, frikë nga “koronavirusi felin”

Mijëra mace kanë ngordhur nga një variant i koronavirusit në këto kafshë.

Duke qenë se mes tyre ka shumë mace shtëpie, mund të ketë rrezik edhe për njerëzit.

Përhapja aktuale në Qipro është një koronavirus i maces, i palidhur me COVID-19, i cili ka prekur edhe macet në Britani.

Për momentin, nuk duket se infekton njerëz. Zakonisht, shkakton një shqetësim të lehtë stomaku tek kafshët, por mund të çojë në peritonit infektiv të maces.

Në këtë rast, qelizat e bardha të gjakut infektohen dhe virusi përhapet në të gjithë trupin e kafshës, duke shkaktuar një reaksion inflamator potencialisht fatal në bark, veshka dhe tru.

Në Liban, Izrael ose Turqi (vende me popullsi të madhe macesh endacake), veterinerët gjithashtu kanë konfirmuar rritje të ngjashme, megjithëse pa prova të një modeli të ngjashëm me atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qipros.

Ndërkohë, në Britani përhapja duket të jetë më e ngadaltë, pasi ka edhe më pak mace endacake.