Ngritën serë për kanabis, arrestohen babë e bir
Një 51 vjeçar ka rënë në pranga së bashku me djalin e tij, pasi akuzohen se kanë kultivuar një sipërfaqe të konsiderueshme sere me bimë narkotike, kanabis sativa.
Në kuadër të operacionit “Melgusha” u arrestuan L.Sh., 51-vjeç dhe E.Sh., 26-vjeç pasi në një serë në pronësi të tyre në fshatin Melgushë, u gjetën 2600 fidanë kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

