Nipi rrah gjyshen 84-vjeçare

Një 36-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij 84-vjeçare.

Policia bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. N., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ai ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gjyshes së tij shtetases Ll. T., 84 vjeçe, banuese në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme. /Abcnews.al/