Nipi sulmon gjyshin, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e 25 shtatorit në Mitrovicë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshit të tij.

Sinjali raporton se ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, në rrugën “2 Korriku”, ku sipas burimeve të Sinjalit, nipi i viktimës, Sh.P rreth 30-vjeçar ka sulmuar gjyshin të tij, A. P rreth 78-vjeçar.

Rasti është trajtuar nga njësia e Hetimeve në Stacionin Policor të Mitrovicës, përkatësisht Njësia e Dhunës në Familje. Pas intervistimit të të dyshuarit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.