Nipi vret xhaxhain dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Mekat të Vlorës, ku nipi ka vrarë xhaxhain me armë dhe më pas veten.
Policia bën të ditur se Geni Koreta, 39 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç dhe më pas ka vrarë veten. Dyshohet se 39-vjeçari vuante nga depresioni.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta.

