Nis keq konstituimi i Kuvendit, s’kalon as raporti i komisionit për mandatet

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, nuk ka nisur mirë, pasi nuk ka kaluar raporti i komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari tha se 52 deputetë votuan për këtë raport, 46 kundër dhe 11 abstenuan.

Dehati më pas i ftoi përfaqësuesit e partive politike për një konsultim, duke paralajmëruar rikthimin në seancë pas një pauze, që nuk e ka caktuar sa do të zgjasë.