Nis kthimi i mërgimtarëve, kolona te Dheu i Bardhë
Bashkatdhetarët të cilët qëndruan në Kosovë për festat e fundvitit, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.
Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kanë nisur të krijohen kolona në pikat kufitare.
Te Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin deri në 30 minuta.
Ndërkaq, në pikat tjera kufitare, dalja dhe hyrja mund të bëhen brenda pesë minutave.
Vendkalimet kufitare me Serbinë kanë qenë të ngarkuara ditëve të fundit, ku pritja në kufi ka zgjatur deri në tri orë.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar këtu

