Nis largimi i barrikadave lëvizëse në Bërnjak
Ka nisur largimi i barrikadave në Bërnjak. Mediat atje raportojnë se dy kamionë tashmë janë larguar nga rruga, e cila po mbahet e bllokuar prej pesë ditësh.
Kamioni i parë i cili është larguar nga barrikada ka arritur ta kalojë kufirin dhe të dalë në Serbi.
Por, raportohet se autoritet kufitare serbe, kamionit të dytë ia kanë ndaluar hyrjen me qëllim që ai të kthehet sërish në barrikadë.

