Nis pajisja e qytetarëve me letërnjoftim
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se tashmë ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.
“Të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike.
Njëkohësisht, ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajisen me letërnjoftim sipas procedurave të parapara.
Ju faleminderit në mirëkuptim!”, thuhet në komunikatë.

