Nis prodhimi i armëve në Shqipëri
Ringritja e industrisë ushtarake adreson jo vetëm aspektet teknologjike dhe operative, por edhe ato ligjore, financiare, ekonomike, sociale dhe ambientale, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat.
Municionet prodhohen në kombinatin mekanik të Poliçanit, armatimi në uzinën mekanike të Gramshit dhe eksplozivët në uzinën e Mjekësit.
Një ditë më parë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizitoi uzinën e Mjekësit në Elbasan, ku theksoi se përveç investimeve që ligji i ri i siguron për ta transformuar këtë uzinë, paketa ligjore adreson edhe shlyerjen e detyrimeve të papaguara ndaj punonjësve.
Gjatë samitit të NATO-s në Lituani një vit më parë, u theksua nevoja për një industri të fortë të mbrojtjes, nevojë që mbetet prioritet pas fillimit të luftës në Ukrainë.

