Nis seanca në Kuvend për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ku deputetët pritet të votojnë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Këto ndryshime paraprakisht janë miratuar në Komisionin për Legjislacion, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tyre në seancë plenare.
Në komision, ndryshimet kushtetuese janë miratuar me 6 vota pro, ndërsa dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë votuar kundër.
Në seancë nuk janë të pranishëm deputetët e Listës Serbe.

