Një 18 vjeçar nga Kosova humb jetën në një liqe në Gjermani
Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke notuar në liqenin Karlsfeld, Bavari.
Sipas Shtabit të Policisë së Bavarisë së Epërme Veriore, i riu me prejardhje kosovare-serbe (bëhet fjalë për shtetësinë e tij, v. j.), i cili jetonte në lagjen Hasenbergl të Mynihut, ndodhej në liqen me shokët e vet, transmeton albinfo.ch.
Rreth orës 16:45, ai u përpoq të notonte deri në një platformë në liqen, por u kthye në gjysmë të rrugës.
Pak kohë më vonë, nuk kishte asnjë shenjë të tij. Shërbimet e urgjencës u njoftuan dhe zhytësit fillimisht e shpëtuan 18-vjeçarin, shkruan merkur.de.
Ai u dërgua në spital nën reanimim të vazhdueshëm. Fatkeqësisht, çdo ndihmë erdhi shumë vonë për shtetasin kosovar, banor të Mynihut. (foto ilustruese)

