Një 18-vjeçar nga Kosova vdes në Slloveni ku ishte duke punuar
Një 18-vjeçar nga Suhareka ka vdekur në Slloveni, ku ishte duke punuar.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e 18-vjeçarit në Slloveni.
18-vjeçari vdiq derisa ishte duke punuar.
“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni. U kam shprehur ngushllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni”, shkroi Muharremaj në Facebook.
Muharremaj thotë se është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës.

