Një 19-vjeçar është personi më i ri që vdiq nga virusi në Zvicër

Zyra Federale e Shëndetësisë ka raportuar vdekjen më të re në vend të lidhur me koronavirusin.

Një 19-vjeçar ka vdekur në kantonin e Lucernit. Është vdekja e parë në grupin e moshës 10-19 vjeç.

Autoritetet nuk po lëshojnë informacion nëse viktima vuante gjithashtu nga sëmundje të tjera, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Deri më tani kanë vdekur 9 800 persona në Zvicër nga koronavirus, me një vend që ka popullësi prej 8.6 milionë banorë.

637 mijë persona janë testuar pozitivisht në Zvicër, që nga fillimi i pandemisë.